Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli para ndeshjes ndaj Racing Santander për debatin rreth Topit të Artë dhe ambiciet e yllit të ri të katalanasve, Lamine Yamal.
Tekniku gjerman pranoi se është lodhur nga diskutimet e vazhdueshme për çmimin prestigjioz. “Do të jem i lumtur kur të mbarojë kjo puna e Topit të Artë”, deklaroi Flick, por njëkohësisht shprehu mbështetjen e plotë për Yamal.
I pyetur për deklaratën e 18-vjeçarit se e meriton Topin e Artë, Flick tha se vetëbesimi i tij është diçka pozitive.
“Ai është i ri, i sinqertë dhe ka shumë vetëbesim. Kjo më pëlqen. Për të, Topi i Artë është diçka e rëndësishme dhe unë e mbështes”, u shpreh trajneri.
Flick theksoi gjithashtu impaktin e madh që Yamal ka te tifozët, duke e cilësuar si një lojtar që publiku mezi pret ta shohë në stadium, sidomos kur përballet me kundërshtarët në situata një kundër një apo edhe kundër disa lojtarëve.
/GazetaBlic Sport/


