Kryeministri Albin Kurti ka shmangur të mërkurën një pyetje lidhur me tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, raporton GazetaBlic.
I pyetur se si do të veprojë Vetëvendosje pas tërheqjes së Sejdiut, Kurti nuk ka dhënë përgjigje konkrete, duke thënë se ndodhet aty për raportin MICS 2025.
“Jemi për raportin e MICS 2025”, ka thënë shkurt Kurti.


