Lajme

Haradinaj: Edhe Adem Jashari është i akuzuar në Hagë

09/15/2026 13:26
nga:L J

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, ka deklaruar në emisionin Kosova Today se komandanti legjendar Adem Jashari, është i akuzuar në Hagë edhe për së vdekuri.

“Në një mënyrë direkte ose indirekte Adem Jashari veç është i akuzuar dhe e dini ju procesin kur prokurori çohet e qet Hashim Thaçin dhe bën një lidhje me Adem Jasharin. E dini kur e japin si fakt, si argument kur duhet të dënohen edhe për atë pikë”, tha Haradinaj.

“Kështu që Adem Jashari edhe për së vdekuri është i ulur në bankën e të akuzuarve atje”, deklaroi ai.