Lajme

Schuebel takohet me ambasadorët e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë: Të gjithë duam Kosovën drejt BE-së

09/15/2026 12:45
nga:L J

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ambasadorët dhe udhëheqësit e zyrave të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë.

Në takim morën pjesë Hristo Kraevski, Heleni Vakali dhe Andrei Stanescu.

Schuebel ka thënë se përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së janë “shtylla kurrizore” e bashkëpunimit evropian në Kosovë.

“Të gjithë duam ta shohim Kosovën duke avancuar drejt BE-së”, ka deklaruar Schuebel.