Aleanca ka reaguar pas vdekjes së veprimtares së njohur Flora Brovina.
Me anë të telegrami, ngushëllimet i janë përcjellë familjes.
Ndër të tjera, në telegram shkruan se Brovina la pas vetes një trashëgimi të madhe në mjekësi, letërsi dhe në jetën publike të Kosovës.
“Guximi dhe angazhimi i saj në shërbim të shoqërisë do të mbeten shembull i çmuar për të gjithë ne. Kujtimi i saj qoftë i përjetshëm!”, shkruan në telegramin e Aleancës.


