UEFA ka konfirmuar zyrtarisht stadiumet që do të presin finalet e Champions League në vitet 2028 dhe 2029, duke zgjedhur dy prej arenave më ikonike të futbollit evropian.
Finalja e vitit 2028 do të zhvillohet në Allianz Arena në Mynih, stadiumi i Bayern Munichut.
Një vit më vonë, në 2029, finalja e kompeticionit prestigjioz do të zbresë në Barcelonë, në Spotify Camp Nou.
Të dyja arenat kanë një histori të pasur në futbollin evropian dhe do të mirëpresin spektaklin më të madh të sezonit të klubeve në Evropë.
/GazetaBlic Sport/


