Sporti

Assane Diatta shpallet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë

09/15/2026 11:12
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në elitën e futbollit kosovar.

Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së gjashtë, çmimi i është dorëzuar sulmuesit të FC Prishtina, Assane Diatta, i cili shkëlqeu në fitoren 3:0 ndaj FC Feronikelit 74.

Diatta ishte protagonist kryesor i këtij triumfi, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë 92 minutave të luajtura.

Paraqitja e tij ishte vendimtare për Prishtinën, e cila me këtë fitore arkëtoi tri pikë të rëndësishme dhe mori kryesimin e tabelës së Albi Mall Superligës.

/GazetaBlic Sport/