Sporti

Atalanta interesohet për Edon Zhegrovën

09/15/2026 10:14
nga:Mergim Rreci

Atalanta ka shfaqur interesim për Edon Zhegrovën.

Sipas raportimit të TuttomercatoWeb, klubi nga Bergamo po monitoron situatën e reprezentuesit të Kosovës dhe mund të shqyrtojë një lëvizje për të në të ardhmen.

Zhegrova shkëlqeu në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos, duke realizuar dy gola pas inkuadrimit në lojë.

Interesimi i Atalantës shton një tjetër destinacion të mundshëm për yllin kosovar, në një kohë kur e ardhmja e tij mbetet në qendër të vëmendjes.

/GazetaBlic Sport/