Jamie Carragher ka thënë se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, po bëhet “Sir Alex Ferguson i Premier Ligës”, pasi kritikoi ashpër penalltinë e dhënë kundër ekipit të tij në fitoren 2-0 ndaj Sunderland të shtunën.
I zemëruar Arteta e përshkroi situatën e penalltisë në pjesën e dytë si “të papranueshme” pasi gjyqtari John Brooks tregoi penalltinë për një faull të Ezri Konsa ndaj Dan Ballard.
David Raya priti penalltinë dhe pak më vonë “Topçinjtë” kaluan në epërsi.
“Ky ishte Mikel Arteta që u bë Sir Alex Ferguson i Premier League. Ai është autoriteti i madh për momentin; ai është kampioni i Premier League”, tha Carragher.
“Ka shumë trajnerë të rinj… ai ka qenë në punën e tij për gjashtë ose shtatë vjet dhe ndihet mjaftueshëm i fortë për të thënë: ‘Po, kjo nuk ishte penallti.’ Dhe nuk mendoj se ishte penallti”, vazhdoi ai.
“Por do të jetë interesante të shohim se sa kohë do të duhet para se një gjyqtar tjetër të japë penallti kundër Arsenalit në një situatë të ngjashme”, shtoi legjenda e Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport/


