Taulant Seferi e ka nisur këtë sezon në kategorinë e dytë turke me një ritëm mbresëlënës, duke gjetur rregullisht rrugën e rrjetës me ekipin e Kaiserispor, për ta ndihmuar të kthehet në pretendent kryesor për ngjitjen në elitë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pak ditë para grumbullimit të kuqezinjve, i ka dërguar një tjetër mesazh të qartë trajnerit Rolando Maran, teksa ka shënuar sot në ndeshjen kundër Istanbulspor.
Në minutën e 25-të të sfidës, ai ishte pak edhe me fat, teksa gjatë një aksioni, përplasja e topit nga portieri te mbrojtësit e tij, ia çoi sferën në këmbë Seferit i cili thjesht e shtyu në rrjetë.
Ky ishte goli i 6 i këtij sezoni për Seferin, i cili kësisoj arriti Manajn në renditjen e golashënuseve më të mirë në kategorinë e dytë turke, duke qenë pas vetëm Iheanacho i cili ka shënuar 9 gola deri tani.


