Agim Zeka është futbollisti më i ri i Drenicës. Sulmuesi 28-vjeçar vendosi që të largohej nga Real Murcia, për të nisur një aventurë të re me ekipin e Superligës së Kosovës.
Me klubin e ri, Zeka ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Një rikthim për 28-vjeçarin në Kosovë, pasi më herët ka luajtur me Prishtinën, Kek-un, Dritën dhe pikërisht Drenicën.
Zeka është një emër i njohur edhe në Shqipëri, pasi ka luajtur me Skënderbeun, Erzenin dhe Partizanin. Paraqitja me të “kuqtë” e bëri që të fitonte edhe një ftesë në Kombëtaren shqiptare.


