Ka përfunduar pjesa e parë e derbit Drita – Gjilani.
Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy skuadrat kishin raste të mira realizimi, Gjilani me Robert Rrahmanin, i cili doli ballëpërballë me Faton Malokun, por portieri i Dritës priti dy goditjet e tij.
Ndërkohë, Drita kishte rastin më të mirë me Balajn, goditja e të cilit u ndal në shtyllë.
Në duelin tjetër, Prishtina po fiton ndaj Feronikelit 74′ me rezultatin minimal 1-0, me golin e Diattas.
/GazetaBlic Sport


