Pas votimit të Qeverisë Kurti 4, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, e ka cilësuar qeverinë e re si “jokushtetuese dhe jolegjitime”.
Gjini ka bërë të ditur se AAK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar procesin, ndërsa ka kërkuar që çështja të trajtohet me prioritet.
Ja postimi i tij:
“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic


