Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala tha se vazhdimi i seancës konstituive sot dëshmoi se “LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment konstituimin e Kuvendit”.
Shala tha se LVV-ja duhet të japë shpjegime se pse ndryshoi qëndrim për ta votuar atë sot për nënkryetar të Kuvendit.
“Qëndrimin e ka ndryshuar Lëvizja Vetëvendosje dhe jo unë. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që duhet japë shpjegime se pse e ka ndryshuar qëndrimin.
Po ashtu, u dëshmua që LDK-ja nuk e ka bllokuar ne asnjë moment konstituimin e Kuvendit”, tha ai për Express.


