Lajme

Qytetarët nisin të grumbullohen në sheshin “Skënderbeu” për Marshin për Liri

09/12/2026 12:23
nga:Y I

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshet kryesore të Prishtinës për Marshin për Liri, që u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së derisa kanë mbetur edhe katër ditë deri në shpalljen e verdiktit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shumë prej tyre u panë me flamuj të UÇK-së në duar derisa në sfond qëndrojnë fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Kosova po pret” është motoja e këtij marshi, ndërsa qytetarët do të marshojnë me kërkesën e tyre për drejtësi.

Nga platforma “Liria ka Emër”, që ka organizuar marshin, kanë thënë se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet.