Të premten në Shtërpcë janë përleshur dy persona, e njëri prej tyre është arrestuar.
“Më datën 11.09.2026, rreth orës 23:50, policia në Shtërpcë është njoftuar për një përleshje fizike të ndodhur në një restorant në Shtërpcë, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy personave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Në bazë të hetimeve fillestare, i dyshuari V.K., 37-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se gjatë përleshjes e ka goditur me një gotë qelqi personin S.P., 37-vjeçar, shtetas i Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore”.
Për më tepër, që të dy të përfshirët kanë marrë trajtim mjekësor pas përleshjes.
“Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ndërsa më pas është transportuar në spitalin e Graçanicës për trajtim të mëtejmë mjekësor”.
“Ndërkohë, edhe i dyshuari V.K. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është ofruar ndihma e parë dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë”.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari V.K. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.


