Katër persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku mes një autoambulance dhe një veture në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Gazeta Blic se të lënduarit janë dërguar fillimisht në QKMF-Klinë për trajtim mjekësor, e më pas në spitalin rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Sadik Rama’ në Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një autoambulancë dhe një veturë, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Klinë, e më pas në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaurar Policia./Gazeta Blic


