Lajme

LDK lëshon sallën pas insistimit të Haxhiut që të votohet nënkryetari i tyre

09/11/2026 15:07
nga:L J

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar sallën e Kuvendit pas përpjekjeve të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për ta hedhur në votim propozimin e LDK’së për nënkryetar Kuvendi pa pajtimin e LDK’së.

LDK tha se duhet të votohet nënkryetari i dytë dhe të respektohet procedura pa kaluar te grupi i tyre parlamentar.