Lajme

Kanosën dy persona pas një mosmarrëveshjeje, arrestohen dy të dyshuar në Rahovec

09/11/2026 10:07
nga:L J

Dy persona janë arrestuar në Rahovec, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur dy persona të tjerë.

Rasti është raportuar më 10 shtator, rreth orës 14:00, ndërsa të dyshuarit janë meshkuj kosovarë.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 23 fishekë.

Dy të dyshuarit, pas arrestimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rahovec / 10.09.2026 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi ku janë gjetur dhe konfiskuar; një pushkë gjuetie dhe 23 fishekë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.