Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tha se 11 shtatori ishte një ndër ditët më të zeza të historisë moderne.
“Sulmi terrorist i paprecedent kundër Shteteve të Bashkuara, lëkundi botën por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci.Në 25-vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e pafajshme të asaj dite tragjike” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
“Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur” mbyll postimin Haradinaj.
Postimi i plotë:


