Lajme

Jashari: Rasti i parë ishte që Thaçi të largohej nga Presidenca, ky i dyti ishte që të denigrohej figura e tij

09/10/2026 18:46
nga:G B

Avokati Arbër Jashari duke komentuar prezantimin e sotëm në Hagë, ku Prokuroria ka kërkuar deri në 6 vite burg për pengim të drejtësisë ka deklaruar se nëse rasti i parë ka që për ta larguar Hashim Thaçin nga Presidenca dhe për ta gjykuar në Hagë, ky rasti i dytë ka qenë që figura e Thaçit të përbuzet, denigrohet e të përulet deri në maksimum.

Ai komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10

Derisa sa i përket pretendimeve të Prokurorisë ai tha se nëse eventualisht vjen deri të dënimi kjo i bie që ai ka qëndruar atje rreth 6 viteve në Hagë dhe ato vite pra ju kompenzohen me qëndrimin atje, derisa shtoi se nuk ka ndonjë bazë reale e faktike e të fuqishme për dënimin e tij.