Real Madridi ka arritur një marrëveshje me Arda Gulerin për të nënshkruar një kontratë të re afatgjatë, raportojnë AS dhe Fabrizio Romano.
Marrëveshja është në fazat e saj të fundit dhe do të njoftohet zyrtarisht së shpejti.
Guler do të nënshkruajë me klubin “mbretëror” për gjashtë vjet – deri në verën e vitit 2032.
Reprezentuesi turk i ka thënë tashmë “Po” Real Madridit. Klubi do ta rrisë ndjeshëm pagën e tij. Kontrata aktuale e Gulerit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.
/GazetaBlic Sport


