Lajme

Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të ‘Pastrimit’

09/10/2026 14:16
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me problemin me mbeturina në kryeqytet.

Në këtë konferencë, i pari i Prishtinës bëri të ditur që nesër në Kuvendin Komunal do të votohet për themelimin e kompanisë së re rajonale për menaxhimin e mbeturinave.

“Ne kemi vendosur që ta themelojmë kompaninë e re rajonale. Prandaj nesër në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Kryeqytetit e kemi mundësinë jetike që një herë e përgjithmonë ta zgjedhim çështjen e mbeturinave në kryeqytet. Prandaj iu bëj thirrje të gjithë asemblistëve, e sidomos atyre të VV-së që ta votojnë. Votojeni nesër”, u shpreh Rama.