Lajme

Musmurati: UÇK-ja duhet t’i bashkojë të gjithë shqiptarët kudo që janë

09/10/2026 09:00
nga:Genita C

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë thirrje për bashkim rreth ish-krerëve të UÇK-së, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Musmurati foli për aktivitetet e organizuara në kryeqytet në mbështetje të katërshes së UÇK-së, teksa tha se vendimi i 16 shtatorit, sipas saj, nuk duhet të shihet vetëm si një proces ndaj katër individëve.

“Me datën 16 nuk gjykohet Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi, aty gjykohet UÇK-ja”, tha Musmurati.

Ajo theksoi se, pavarësisht dallimeve politike, katër ish-krerët e UÇK-së përfaqësojnë parti të ndryshme, por në këtë proces janë bashkë.

“Në fund të ditës, UÇK-ja duhet t’i bashkojë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Është epoka më e lavdishme që e kemi në historinë tonë të fundit”, deklaroi Musmurati në Klan Kosova.