Lajme

“Ka qenë kundër pavarësisë, sot e ngre flamurin me krenari”, Musliu për Kurtin

09/09/2026 22:26
nga:L J

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke iu referuar qëndrimeve të tij të mëparshme ndaj pavarësisë dhe simboleve shtetërore të Kosovës.

Musliu tha se Kurti, sipas saj, ka pasur qëndrime kundër pavarësisë dhe flamurit të Kosovës, ndërsa sot, siç u shpreh ajo, i përdor dhe i promovon ato me krenari.

“Ka qenë kundër pavarësisë, sot e ka gojën plot pavarësi. Ka qenë kundër flamurit, pastaj flamuri lara-lara, sot e ngre me krenari atje për Lojërat Mesdhetare”, tha Musliu.

Ajo theksoi se politika nuk mund të udhëhiqet nga disponimi i një personi, duke nënvizuar se PDK-ja, sipas saj, ka një bazament të fortë politik.

“Ne nuk mund të sillemi në bazë të disponimit të Kurtit. PDK-ja ka bazament të fortë, nuk është në pozicionin që shantazhohet nga askush, e hiq më pak nga soji i Albin Kurtit”, deklaroi Musliu.