Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, i ka dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij, Belinda, sot kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në qytetin e Pejës.
Çifti ka zgjedhur që këtë moment të veçantë ta ndajë fillimisht në një ceremoni të ngushtë, ndërsa festa e madhe e dasmës do të mbahet të premten.
Dardan dhe Belinda do ta festojnë martesën e tyre së bashku me familjarë, miq dhe të ftuar të shumtë, në një mbrëmje që pritet të jetë e veçantë për çiftin.
Pak është e njohur për publikun, por Belinda është pjesë e botës së muzikës klasike. Ajo është pjesë e Operës, ku performon në fagot (bassoon), instrumentin frymor që e shoqëron në pasionin e saj për muzikën.


