Lajme

Reagon Hoti: Zhvillimet e sotme në Kuvend treguan qartë pse ne gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë “JO” propozimit të VV-së për President

09/09/2026 16:40
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimet të sotme në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këto zhvillime e bënë të qartë se pse 6 deputetët e LDK-së e kanë kundërshtuar propozimin e VV-së për president.

“Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë “JO” propozimit të VV-së për President.

Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.