Emërkura e 16 shtatorit pritet të jetë dita “D” për katërshen e UÇK-së.
Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, në emisionin “Kosova Today”, deklaroi se si bashkëluftëtarë të çlirimtarëve, presin që ata të kthehen të lirë në Kosovë.
“Presim me festu. Por duke pasur parasysh punën e kësaj Gjykate, prej kur iu vunë prangat bashkëluftëtarëve, ish-krerëve të UÇK-së, krejt ky proces na ka lënë dyshime që është i ndikuar politikisht, edhe është një test për drejtësinë ndërkombëtare ky, se nëse ky vendim do të bazohet në fakte apo prova, apo do të ndikohet politikisht”, u shpreh Syla në Klan Kosova.


