Lajme

Deda: Me 11 shkurt nënkryetarët u votuan në pako, ç’ka keni tani që po e zvarritni!

09/09/2026 12:06
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas ‘ngecjes’ së konstituimit të Kuvendit, tek çështja e zgjedhjes së nënkryetarëve, gjë për të cilën, Albulena Haxhiu, ka kërkuar pauzë 30 minutëshe për diskutim.

Deda, ka thënë se, me 11 shkurt nuk pat dilema si votohen nënkryetarët e Kuvendit, u votuan të gjithë në pako, duke shtuar se ‘Çka keni tash që po zvarritni?’’.

“Me 11 shkurt nuk pat dilema si votohen nënkryetarët e Kuvendit, u votuan të gjithë në pako. Çka keni tash që po zvarritni? Edhe ashtu kjo “seancë konstituive” duhet të merr validimin nga Gjykata Kushtetuese’’, ka shkruar ai.