Lajme

Rezultatet e PISA 2025, Zeka: Të dhëna alarmuese por jo befasi!

09/09/2026 09:59
nga:Y I

Rezultatet e PISA 2025 tregojnë që nxënësit e Kosovës vazhdojnë të renditen nën mesataren ndërkombëtare.

Hatixhe Zeka, drejtoreshë ekzekutive e OJQ “Toka”, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se problemi është shumë shtresor.

“Sendi më me rëndësi, sidomos në këtë momentum dhe pas rezultateve të PISA 2025 është që arsimi me patjetër duhet të jetë prioritet kombëtar, dhe duhet të na interesojë të gjithëve si shoqëri, me u bashku dhe me vazhdu tutje që të përmirësohet cilësia e arsimit në Kosovë, për shkak se të dhënat që i kemi marrë dje janë alarmuese, por nuk janë befasi”, u shpreh Zeka.

Ajo shtoi se nuk mjafton veç reflektimi, por sipas saj, duhet të vendosen targete të matshme dhe një plan veprimi i cili pas tri viteve jep rezultate konkrete.