Lajme

Incident në një pikë karburanti në Shqipëri

09/09/2026 07:27
nga:Y I

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Tiranë.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit mbeten ende për t’u sqaruar, raporton A2CNN.

Dyshohet se një automjet është përplasur me karburantin, duke shkaktuar shpërthimin.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.