Policia ka konfiskuar një pistoletë dhe një fishek në fshatin Rekë të Kaçanikut, pas informacioneve se një person dyshohej se posedonte armë zjarri pa autorizim.
I dyshuari, 42-vjeçari M.M., është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar.
Ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Pas përfundimit të procedurave, ai është liruar në procedurë të rregullt.


