Lajme

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Millosheviqin

09/08/2026 09:14
nga:Genita C

Edhe 8 ditë kanë mbetur deri tek vendimi final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Më 16 shtator, Haga do të japë verdiktin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se pret vendim lirues.

“Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë. Krerët tanë dhe presidenti nuk mund të barazohet me Millosheviqin, anise ai vdiq dhe shkoi pa e marrë një vendim gjyqësor dhe juridik, bile që e shpëtoi Serbinë që mos të dënohet për gjenocid”, deklaroi Haradinaj në KlanKosova.