Lajme

Aksident në Kopiliq të Skenderajt, lëndohen dy shoferë

09/03/2026 15:35
nga:L J

Dy shoferë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pak më parë në Kopiliq të Skenderajt.

Siç shihet edhe përmes pamjeve në aksident janë përfshirë dy vetura.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera lidhur me aksidentin ende nuk dihen.