Lajme

80 vjeçari raportohet i humbur në Ferizaj, për herë të fundit u pa me 17 gusht

09/02/2026 10:13
nga:G B

Një person rreth 80 vjeçar është raportuar i humbur në Ferizaj.

Sipas informacioneve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit, bëhet fjalë për Hamëz Ismajli i cili është parë për herë të fundit me 17 gusht në hyrjen e banesës së tij.

Ismajli raportohet të jetë në gjendje të dobët shëndetësore, kurse autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët ndihmë në gjetjen e tij.

Autoritetet kanë apeluar se kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë me Policinë e Kosovës, apo me ekipet e Kërkim-Shpëtimit.