Lajme

LDK diskuton për presidentin, pas Kryesisë mblidhen edhe deputetët

09/01/2026 15:47
nga:L J

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Kryesinë e saj, në një takim ku në fokus janë konstituimi i Kuvendit dhe çështja e presidentit.

Mbledhja ka nisur tash e më shumë se një orë, ndërsa një nga çështjet kryesore që po diskutohet është kandidatura e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Sejdiu u prezantua një ditë më parë si pretendent për këtë post, pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosjea.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë pritet të zhvillohet edhe një takim me deputetët e LDK-së.

Ky takim është paraparë të nisë rreth orës 16:00 dhe pritet të jetë vendimtar për qëndrimin përfundimtar të partisë lidhur me marrëveshjen dhe kandidaturën për president.