Lajme

Raportohet se ka humbur jetën një 27-vjeçar gjatë ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok

09/01/2026 15:22
nga:L J

Një 27-vjeçar raportohet se ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.

Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin ku po ndërtohet stacioni i policisë në Zubin Potok.

“Rreth orës 10:00 në Zubin Potok, gjatë punimeve, një aksident ka rënë një punëtor duke punuar në tokë dhe bashkëpunëtorët e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe pastaj e kanë dërguar me ambulancë në spitalin e Mitrovicës. Ai ka qenë duke punuar në atë punishte, gjegjësisht ku është duke u ndërtuar një stacion policor në Zubin Potok”, tha Baliçi.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia i ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.