Sporti

Leverkusen dhe Betin e kërkojnë lojtarin e Barçës

08/31/2026 18:02
nga:L J

Sipas El Chiringuito TV, Real Betis ka rikthyer kontaktin direkt me Barcelonën mbi një transferim të mundshëm në fund të merkatos për Marc Casado.

Të dy klubet e shohin një marrëveshje huazimi në minutën e fundit si një mundësi të qëndrueshme.

Megjithatë, Casado gjithashtu e sheh me sy të mirë një ofertë nga Bayer Leverkusen, ku trajneri i ri Carles Martinez e njeh atë nga La Masia.

Mesfushori 22-vjeçar spanjoll është nën kontratë në Camp Nou deri në vitin 2028, por koha e tij e lojës është zvogëluar.

/GazetaBlic Sport