Sporti

Gjilani në avantazh ndaj Dukagjinit nën dritën e reflektorëve, mbyllet pjesa e parë

08/29/2026 19:50
nga:Mergim Rreci

Gjilani e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 ndaj Dukagjinit, në një ndeshje që po zhvillohet nën dritën e reflektorëve.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me Morinën, por Dukagjini reagoi shpejt dhe Pefqeli e barazoi rezultatin.

Gjilani nuk u ndal dhe para përfundimit të pjesës së parë, Potoku shënoi për 2-1, duke rikthyer epërsinë e vendasve.

Një pjesë e parë me ritëm dhe emocione në Gjilan, ndërsa 45 minutat e dyta pritet të sjellin edhe më shumë spektakël nën dritën e reflektorëve.

/GazetaBlic Sport/