Lajme

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj nënës

08/29/2026 08:51
nga:L J

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 gusht 2026, rreth orës 16:02.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 28.08.2026 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.