Xhudisti kosovar Dardan Cena ka përfunduar në vendin e pestë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Cena zhvilloi paraqitje të mirë në garë, duke regjistruar tri fitore, por nuk arriti të sigurojë medaljen e bronztë në përballjen për vendin e tretë.
Pavarësisht se mbeti jashtë podiumit, Cena tregoi formë të mirë dhe luftoi deri në fund për një medalje. Ai tashmë do të synojë të rikthehet edhe më i fortë në garat e ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


