Sporti

Erza Muminoviq renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare

08/28/2026 17:30
nga:Mergim Rreci

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, është renditur e pesta në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Muminoviq nuk arriti të sigurojë medaljen e bronztë, pasi në përballjen vendimtare u mposht nga spanjollja Mireia Salvador.

Megjithatë, Erza zhvilloi një paraqitje të mirë në këtë garë ndërkombëtare dhe e mbylli konkurrimin në pozitën e pestë.

/GazetaBlic Sport/