Sporti

Tension te Atletico Madrid, tifozët kërkojnë largimin e Alvarez

08/28/2026 16:01
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Atletico Madrid kanë vendosur pankarta jashtë stadiumit duke kërkuar largimin e Julian Alvarez.

“Lëreni të shkojë kudo, por lëreni të largohet tani”, shkruhet në njërën prej tyre, transmeton GazetaBlic Sport.

Në një tjetër, tifozët i drejtohen CEO-s Miguel Angel Gil Marin: “Atletico është më i madh se egoja jote.”

Situata rreth sulmuesit argjentinas po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa tifozët kërkojnë një zgjidhje të shpejtë.

/GazetaBlic Sport/