Sporti

Hajduku rikthehet në Evropë pas 16 vitesh, Ron Raçi ndër më të mirët!

08/27/2026 21:50
nga:Mergim Rreci

Hajduku i Splitit është rikthyer në skenën evropiane pas 16 vitesh, duke siguruar kualifikimin në fazën e ligës së Conference League pas një dueli dramatik ndaj Rakowit.

Skuadra kroate triumfoi 3-2 në kohën shtesë, duke siguruar një rikthim të shumëpritur në garat evropiane.

Një rol të rëndësishëm në këtë sukses pati edhe Ron Raçi, i cili shënoi golin e parë për Hajdukun dhe ishte ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së Splitit.

Raçi realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, ndërsa goli fillimisht u anulua, por pas rishikimit të VAR-it u akordua dhe i dha Hajdukut epërsinë.

Pas 16 vitesh, Hajduku rikthehet në Evropë, ndërsa Ron Raçi lë gjurmën e tij në një nga netët më të rëndësishme të klubit kroat.

/GazetaBlic Sport/