Drita ka bërë një paraqitje të dobët ndaj Inter Escaldes, duke mos arritur të tregojë nivelin e pritur përballë skuadrës nga Andorra.
Pas 90 minutave, rezultati mbetet 0-0, ndërsa gjilanasit kanë hasur vështirësi të mëdha në krijimin e rasteve dhe në organizimin e lojës.
Përballë një skuadre si Inter Escaldes, Drita kishte mundësinë të tregonte më shumë, por paraqitja e saj deri tani ka lënë shumë për të dëshiruar.
/GzetaBlic Sport/


