Sporti

FSHF i vjen në ndihmë Dinamos, Ilir Daja merr lajmin e madh para ndeshjes me Pafos

08/27/2026 14:23
nga:L J

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për ndeshjen Skënderbeu – Dinamo City.

Sfida do të zhvillohet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ishte planifikuar të luhej në orën 18:30 në stadiumin “Skënderbeu”.

Në fazën e dytë të kampionatit, përballja Dinamo City – Skënderbeu do të zhvillohet në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.