Sot, me fillim nga ora 18:00 mbahet ceremonia e shortit të fazës së ligës së Champions League për sezonin 2026/27.
Tani jemi në sezonin e tretë të formatit të ri për Ligën e Kampionëve, me të gjitha ekipet që garojnë në një ligë të vetme në vend të tetë grupeve të ndara me nga katër.
36 ekipe gjithashtu fillojnë në garë, ndryshe nga 32 në versionin e mëparshëm të formatit.
Çdo ekip luan tetë ndeshje në Fazën e Ligës, katër prej të cilave në shtëpi dhe katër tjera jashtë fushe.
Ekipet nga e njëjta ligë dhe vend nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës deri në fazën eliminatore.
Ekziston gjithashtu dinamika e shtuar e një rregulli të ri të futur nga UEFA që do të thotë se e njëjta ndeshje nuk mund të zhvillohet në fazën e ligës për tre vjet me radhë.
Kjo do të thotë që ndeshjet Liverpool kundër Real Madrid dhe Inter kundër Arsenal janë praktikisht të ndaluara pasi kanë ndodhur në dy sezonet e fundit, megjithëse këto ekipe mund të shortohen kundër njëra-tjetrës nëse ndeshja është planifikuar të zhvillohet në Bernabeu ose Emirates.
Shorti zhvillohet nga një superkompjuter, me teknologjinë që zgjedh kundërshtarët me prekjen e një butoni.
Ja vazot:
Vazo 1: PSG, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter Milan, Manchester City, Arsenal, Barcelona and Atletico Madrid
Vazo 2: Aston Villa, Manchester United, Borussia Dortmund, Roma, Sporting Lisbon, Porto, Club Brugge, PSV Eindhoven and Real Betis
Vazo 3: Feyenoord, Lille, Napoli, RB Leipzig, Villarreal, Shakhtar Donetsk, Galatasaray, Fenerbahce, Bodo/Glimt
Vazo 4: Slavia Prague, Como, Lens, Sabah, Viking, Slovan Bratislava, AEK Athens, Stuttgart, LASK
/GazetaBlic Sport/


