Donjeta Sadiku është gati për një duel të fortë në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku përballë do të ketë Kristina Kuluhovën, boksieren me origjinë ruse që garon për Serbinë.
Pas fitores bindëse 5:0 në gjysmëfinale, Sadiku tashmë synon medaljen e artë dhe një fitore historike që do t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët.
Finalja do të zhvillohet nesër dhe pritet të jetë një përballje e fortë dhe emocionuese, me boksieren kosovare që do të hyjë në ring me synimin për të ngritur flamurin e Kosovës në majën e podiumit.
/GazetaBlic Sport/


