Ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.
Abdixhiku në këtë takim po shoqërohet nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani s’kanë pranuar që të japin ndonjë qëndrim për çështjen e takimit me Albin Kurtin për çështjen e presidentit.
I pari që ka dalë nga selia e LDK-së për të shkuar në takim me Kurtin, Lumir Abdixhiku, njejtë kanë vepruar edhe Haziri e Osmani teksa bashkë kanë lëshuar zyrat e LDK-së.


