Sporti

Aston Villa pranë marrëveshjes për Nicolas Jackson

08/26/2026 18:03
nga:Mergim Rreci

Aston Villa është pranë marrëveshjes me Nicolas Jackson për kushtet personale, ndërsa klubi ka nisur tashmë bisedimet zyrtare me Chelsea për transferimin e sulmuesit.

Trajneri Unai Emery po shtyn fort për realizimin e marrëveshjes, pasi e njeh Jackson që nga koha e tij te Villarreal. Villa është e gatshme të ofrojë një paketë që kalon 70 milionë euro për 25-vjeçarin.

Jackson është i hapur për transferimin dhe pritet që negociatat mes dy klubeve të vazhdojnë në ditët në vijim.

/GazetaBlic Sport/